president

Skender DODA  lindur në 12.05.1958 në Korthpulë, Pukë. I martuar e me dy fëmjë.
Ka jetuar në Vlorë e prej vitit 1963 në Babrru Tiranë ku kreu shkollën 8 vjecare. 
Arsimin e mesëm (1973-1977) e kreu në Shkollën Ushtarake "Skënderbej". Gjatë shkollës së mesme dhe në vijim deri në vitin 1986, ka ushtruar sportin e mundjes klasike me ekipin "Dinamo", kategori e I. 
Me përfundimin e  Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në specialitetin "zbulim" (1982),  u titullua  oficer aktiv dhe shërbeu në detyra të ndryshme  kryesisht në Tiranë e Laç . 
Pas kryerjes së studimeve dyvjeçare në Akademinë e Mbrojtjes (1992), emërohet Komandant i Batalionit të Sigurimit të Shtabit të Përgjithshëm e më pas shef operativ 
Brigade  në Repartin nr. 1105 Yzberish Tiranë. 

Në 4 Maj 1993 kalon në strukturat e Policisë së Shtetit dhe emërohet Drejtor i Akademisë së Rendit Publik deri në 22 Gushtt 1995.
Më tej,  gjatë karrierës së tij shërbeu disa vite në repartet dhe Drejtorinë e Forcave të  Ndërhyrjes së Shpejtë, shef komisariati dhe Drejtor policie në Shkodër, Nëndrejtor i Akademisë së Rendit, Kryespecialist në Drejtorinë e Planifikimit, Analizës dhe Studimeve Strategjike. 

Nga prilli i vitit 2018 deri në 29 Tetor 2020 ka kryer detyrën e Drejtorit në Drejtorinë e Menaxhimit e Drejtimit në Departamentin e Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me gradën "Drejtues". 

Ka kryer trajnime të shumta brenda e jashtë vendit si në  Itali, Suedi, SHBA, Francë  Angli, Egjypt, Kore e Jugut etj. 

Gjatë karrierës së tij ka botuar artikuj studimor e problemor të fushës policore në organet e shtypit. Ka botuar librin "Shprushja e Kujtimeve" (2003).

Në vitin 1984 ka mbrojtur gjuhën Ruse në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Komunikon në gjuhët anglisht dhe italisht. 

Në vitin 1995 është nderuar " Sherif Nderi"  i policisë së Santa FE ,  New Mexico  SHBA. Po ashtu është vlerësuar nga organizata e shoqata të ndryshme brenda e jashtë vendit

Në vitin 1991 është graduar "Kapiten I', në vitin 1994 "Kolonel" dhe në vitin 2011 "Drejtues". 

Në 29 Qershor 2018 është votuar President i IPA-Seksion Albania, rikonfirmuar në 29.02.2020.