Pyetje te shpeshta

`
Çfarë përfaqëson IPA dhe si është e organizuar

International Police Association (IPA) është shoqatë ndërkombëtare anëtarët e së cilës janë punonjës policie në detyrë, në rezervë, ose në pension. Qëllimi kryesor i veprimtarisë së kësaj shoqate është krijimi i lidhjeve të miqësisë midis vende anëtare, si edhe nxitja e bashkëpunimit ndërkombëtar policor në mbarë botën. Moto e kësaj shoqate shprehet në gjuhën esperanto “Servo per Amikeco” - “Shërbejmë përmes Miqësisë”.

Disa nga qëllimet largpamëse të kësaj shoqate janë zhvillimi i marrëdhënieve ndërkulturore, shkëmbimi përvojës, nxitja e dhënies së ndihmës së ndërsjellë midis vendeve anëtare në sferën sociale, si edhe brenda kufijve të mundësive reale për të kontribuar për një bashkekzistencë paqësore midis popujve që i shërben ruajtjes së paqes në të gjithë botën.

Kjo shoqatë filloi aktivitetin saj në Angli nw 1 janar 1950 dhe sot numëron mbi 600 000 anëtarë në 67 vende anëtare (ndërmjet tyre Amerika, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Rusia, Brazili, Gjermania, Hollanda, Zvicra, Italia, Izraeli, Austria, Greqia, Kroacia, Maqedonia, Qipro, Serbia, Sllovenia, Mali i Zi etj).

IPA ka një status special konsultativ në OKB, në Këshillin e Evropës, në UNESCO etj për problemet e sigurisë por jo në fushën e hetimit të krimit, kësisoj është organizatë prestigjioze me ndikim të gjerë dhe anëtarësimi me të drejta të plota kalon në disa faza të kontrolluara rigorozisht nga IPA botërore.

Anëtarësimi në IPA paraqet interes për ne sepse i shërben më së shumti promovimit të vlerave të Policisë, imazhit të saj ndër të tjera lehtëson komunikimin që është element i rëndësishëm i partneritetit, lehtësim të lëvizjes së anëtarëve të organizatës, ofrim qendra pushimi të Policive të vendeve të ndryshme me çmime të arsyeshme, asistencë e konsulencë. Për më shumë informacion mund të klikoni në International Police Association

A ka lidhje IPA – Seksion Albania me politikën?

Statusi i Shoqatës Botërore rrjedhimisht dhe Statusi i shoqatës sonë shprehen qartë për asnjëanësinë ndaj organizatave politike, sindikatave, bashkësive dhe organizatave fetare. Ajo ndjek për arritjen e detyrave të saj vetëm objektivat e shoqatës. Në shoqatë marrin pjesë ndwr tw tjerw punonjës policie aktivë të cilëve në bazë të Ligjit dhe rregullores së Policisë u ndalohet të jenë anëtar i një partie ose organizate politike, të mbështesin fushatën e një partie, organizate politike, të një anëtari partie politike apo të një kandidati të pavarur, duke marrë pjesë ose kontribuar fizikisht ose financiarisht. Në IPA – Seksion Albania ka edhe ish punonjës policie të liruar e pensionistë dhe toleranca, fryma e miqësisë dhe e bashkëpunimit, i kapërcen barrierat psikologjike që ndikohen nga preferencat partiake apo qejfmbetjet personale

Cilat janë kriteret e pranimit, kush mund të pranohet?
  • Anëtar i zakonshëm në IPA - Seksioni për Shqipërinë, mund të jetë çdo punonjës i Policisë së Shtetit aktiv, i dalë në reformë, në pension të parakohshëm, pension pleqërie. Anëtarë mund të jenë edhe punonjësit e MB të Shqipërisë që mbajnë gradë policore, të cilët nuk janë dënuar për një vepër penale të qëllimshme, që ndiqet kryesisht nga prokuroria. Anëtarësimi i zakonshëm mund të merret në degën e IPA-s, Seksioni Albania pas plotësimit të një deklaratë dhe një pagesë kuotizacioni vjetor të anëtarësisë.
  • Anëtarë të jashtëm janë punonjësit e policisë në detyrë apo pension, të vendeve të tjera, në qoftë se një shoqatë/seksion kombëtar i tillë nuk ekziston në vendin e tyre, por nuk mund të emërohen në funksione zyrtare të Shoqatës IPA - Seksioni Albania.
  • Anëtarë nderi janë bashkëshortet/ët e vet anëtarëve të shoqatës, që kanë ndërruar jetë, por nuk mund të emërohen në funksione zyrtare të shoqatës. Anëtarë nderi mund të jenë edhe shtetas shqiptarë ose të huaj, për kontributin e shquar për arritjen e qëllimeve dhe objektivave të Shoqatës.
Si procedohet për tu anëtarësuar në IPA botërore ka kritere, procedura afate...

Procedura e anëtarësimit udhëhiqet nga Bordi Ekzekutiv Ndërkombëtar (IEB) dhe përfshin raportin nga seksioni monitorues (mbikqyrës) për Sekretarin e Përgjithshëm në një nga 4 gjuhët zyrtare IPA, si dhe kërkesën për t'u njohur si Seksioni në shoqatë.
Bazuar në rekomandimin e Sekretarit të Përgjithshëm, IEB merr vendimin e tij.
Komiteti i ri organizon më pas një takim themelues, ku marrin pjesë përfaqësuesit e seksionit sponsor dhe IEB.
Nënshkrimin e Deklaratës zyrtare të IPA për të drejtat e njeriut të siguruara nga Sekretari i Përgjithshëm, në emër të anëtarëve të tyre, duke shprehur angazhimin e tyre ndaj parimeve të përcaktuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, të miratuara nga Kombet e Bashkuara më 1948 dhe dhënien e një certifikate të njohjes për statusin “Seksioni në formim” nga një përfaqësues i IEB-së.

Pas mbledhjes themeluese, seksioni i ri i dërgon IEB-së dokumentacionin e mëposhtëm: kopjen e procesverbalit të mbledhjes themeluese emrat, adresat dhe numrat e telefonit të komitetit të zgjedhur listën e anëtarëve që ndjekin mbledhjen themeluese.

IEB informon të gjitha seksionet kombëtare sapo të jetë pranuar një seksion i ri.

Një delegat i seksionit të ri ftohet të marrë pjesë në Kongresin Botëror të IPA- si vëzhgues, sipas nenit 13 të Rregullave Ndërkombëtare.

Përvec kuotizacioneve cilat janë burimet financiare të Shoqatës

Burimet financiare të shoqatës janë:

  • Tarifat e anëtarësimit
  • Grantet dhe donacionet,
  • Burime të tjera të lejuara me ligj,
  • Në shoqatë dhe në degët rajonale ndalohet dhënia e kredive ose sigurimi i garancisë pasurore, transferimi i aseteve nga organizata te anëtarët e saj, ose te të punësuarit në organet e shoqatës, si dhe çdo veprim tjetër që ndalohet nga legjislacioni në fuqi.
  • Ne garantojmë transparencë dhe përdorim të gjitha burimeve vetëm për interesat e shprehuar në statut.