Cfare eshte IPA - ALBANIA

International Police Association (IPA) është shoqatë ndërkombëtare anëtarët e së cilës janë punonjës policie në detyrë, në rezervë,  ose në pension. Qëllimi kryesor i veprimtarisë së kësaj shoqate është krijimi i lidhjeve të miqësisë midis vende anëtare, si edhe nxitja e bashkëpunimit ndërkombëtar policor në mbarë botën.  Moto e kësaj shoqate shprehet në gjuhën esperanto "Servo per Amikeco" - "Shërbejmë përmes Miqësisë". 

Disa nga qëllimet largpamëse të kësaj shoqate janë zhvillimi i marrëdhënieve ndërkulturore, shkëmbimi  përvojës, nxitja e dhënies së ndihmës së ndërsjellë midis vendeve anëtare në sferën sociale, si edhe brenda kufijve të mundësive reale  për të kontribuar për një bashkekzistencë paqësore midis popujve që i shërben ruajtjes së paqes në të gjithë botën.  

Kjo shoqatë filloi aktivitetin  saj në Angli nw 1 janar 1950  dhe sot numëron mbi 600 000 anëtarë  në 67 vende anëtare (ndërmjet tyre Amerika, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Rusia, Brazili, Gjermania, Hollanda,  Zvicra, Italia, Izraeli, Austria, Greqia, Kroacia, Maqedonia, Qipro, Serbia, Sllovenia, Mali i Zi etj).

IPA ka një  status special konsultativ në OKB,  në Këshillin e Evropës, në  UNESCO  etj  për  problemet e sigurisë  por jo në fushën e hetimit të krimit,  kësisoj është organizatë prestigjioze  me  ndikim të gjerë  dhe anëtarësimi me të drejta të plota kalon në disa faza të kontrolluara rigorozisht  nga IPA botërore. 

Anëtarësimi në IPA paraqet interes për ne sepse i shërben më së shumti promovimit të vlerave të Policisë, imazhit  të saj  ndër të tjera lehtëson komunikimin që është element i rëndësishëm i partneritetit,  lehtësim të lëvizjes së anëtarëve të organizatës, ofrim qendra pushimi të Policive të vendeve të ndryshme me çmime të arsyeshme, asistencë e konsulencë. Për më shumë informacion mund të klikoni në  International Police Association
 

Si te marresh distinktivin e IPA - Albania