Tiranë më 10.04.2021, momente nga zhvillimi i mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të IPA -Seksion Albania, në të cilën u rikonfirmuan masat për arritjen e objektivit kryesor: Pranimi me të drejta të plota në IPA Botërore. U miratuan disa ndryshime në drejtim dhe krijimi i grupeve të punës për rishikimin e përmirësimin e rregullores së brendshme duke e përafruar ne standardet ndërkombëtare. Për shkak të masave anticovid aktviteti u zhvillua me grupe të vogla në online me pjesëmarrje nga i gjithë vendi.
Falenderim i veçantë i adresohet drejtuesve tl IPA Botërore May-Britt Ronnebro dhe Kyriakos Karkalis për inkurajimin e vazhdueshëm, përfaqësuesit të IPA Serbi Zdravko Djuric, Zv Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit z Albert Dervishaj për mbështetjen pa rezerva në rrugën tonë, Drejtoreshën e BKH Zonjën Aida Hajnaj e cila si anëtare merr pjesë në të gjitha takimet e IPA Seksion Albania. Jemi në rrugë të mbarë jo thjesht nga rritja numerike e anëtarësisë por nga performanca e secilit anëtar në detyrë, i liruar e në pension pavarësisht nga detyra e roli bazë e deri në nivelet e larta në Polici, Shërbimi Zjarrfikës etj.
Po ashtu falenderim i përzemërt për Muharrem Bardhocin ish drejtues Policie, tani President i "Albsig" për krijimin e kushteve mjaft komode në mbarëvajtjen e aktivitetit.