Në 9 Maj 2021, me rastin e “Ditës së Evropës”, në qytetin e Shkodrës në bashkëpunim të ngushtë me OSCE, Kryetaren e Bashkisë së Shkodrës zonja Voltana Ademi, Konsulli i Nderit të Austrisë në Shkodër z Gjergj Leqejza etj, u zhvillua aktiviteti nën logon “Evropa - shtëpia jonë e përbashkët”.
Ishin të ftuar e morën pjesë një delegacion nga IPA- Mali i Zi i kryesuar nga Presidenti z. Vojsllav Dragovic, miq, veteranë të Policisë së Shtetit etj. Në aktvitet u theksua rëndësia e Ditës së Evropës në konteksin e frymës së miqësisë dhe bashkëpunimit të sinqertë, të cilat janë edhe parimet mbi të cilat funksionon IPA.
Gjatë këtij aktiviteti u nënshkrua marrëveshja e binjakëzimit ndërmjet IPA “Scodrini” pjesë e IPA - Seksion Albania (in foundation) me IPA Podgorica e Malit të Zi.